28 December 2018
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 21 dhjetor 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, mbajti mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2018,.
Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.
Me qëllim të plotësimit të infrastrukturës ligjore në lidhje me rregullimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale, dhe duke u bazuar në nevojën e rregullimit të tregut medial në Kosovë, KPM ka iniciuar procedurën e hartimit të dy draft rregulloreve të reja:
Komisioni shqyrtoi draftet e rregulloreve dhe pas shqyrtimit vendosi t’i miratojë për tu përcjell në diskutim publik.
Komisioni shqyrtoi dy raste ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje, respektivisht shkelje e Kodit të Etikes dhe Rregullores KPM-2013/01 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio vizuale. Lidhur me shkeljen e Kodit të Etikës u shqyrtua një ankesë:
Pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni i KPM-së erdhi në përfundim se ankesa e palës Gani Geci është e bazuar dhe RTK 1 është gjetur në shkelje të nenit 7, paragrafi 1 dhe 5, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Prandaj është me gjobë në vlerën prej 5,000 (pesëmijë) euro, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 7, paragrafi 1dhe 5 të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM-2016/03.
Lidhur me shkelje të Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale, Komisioni shqyrtoi një rast kundër Shërbimit Medial Audio Vizual:
Pas shqyrtimit të këtij rasti, Komisioni i KPM-së erdhi në përfundim se KTV ka shkelur Rregulloren KPM-2013/01 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio vizuale. Komisioni vendosi që të obligojë KTV që në afat prej dhjetë (10) ditësh të bëjë paralajmërimin e filmave dhe serialve me sinjal verbal dhe akustik dhe t’i identifikojë me simbolin përkatës vizual gjatë tërë kohëzgjatjes së tyre sipas kategorizimit të programeve të përcaktuara me Rregulloren KPM-2013/01. Gjithashtu obligohen KTV që duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 5 të Rregullores KPM-2013/01, të nxjerrë Kodin Praktik në të cilin do të përcaktojnë standardet vetërregulluese për transmetimin e programeve që mund të kenë ndikim të dëmshëm tek fëmijët dhe të miturit, dhe këtë Kod të miratuar ta sjellin në KPM brenda tridhjetë (30) ditësh.
Për shkelje të nenit 6, paragrafi 3 dhe 4 dhe nenit 7, paragrafi 1 dhe 3, të Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale KPM 2013/01, Komisioni vendosi të sanksionojë me masën sanksionuese Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së.
Në vazhdim të mbledhjes KPM ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për ripërtritje të licencës për këto raste:
Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi kërkesat për ripërtritje të licencës të OSHMA-ve, të gjitha këto me transmetim përmes operatorëve të shpërndarjes.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE