01 April 2019
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 21 dhjetor 2018, ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:
- DRAFT RREGULLORE PËR PRONËSINË DHE KONCENTRIMIN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIOVIZUALE
- DRAFT RREGULLORE PËR MBËSHTETJEN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE ME MBULIM TOKËSOR LOKAL DHE REGJIONAL
Periudha e hapur për komente publike ka qenë prej datës 26 dhjetor 2018 deri më 31 mars 2019 .
KPM nuk ka pranuar shumë komente nga palët e interesuar deri në këtë kohë. Prandaj bazuar në këtë situatë, në takimin e KPM-së të mbajtur më datën 29 mars 2019, KPM me qëllim që tu ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e intersuara të japin komentet e tyre me shkrim për aktet nënligjore të lartëcekura, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për komente publike.
KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë deri më 31 maj 2019 në orën 16:00.
Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:
• e-mailit: info@kpm-ks.org;
Ju lutem gjeni të bashkangjitur edhe Memon Sqaruese, ndërsa këtu këtu mund të gjeni edhe versionin në gjuhën angleze të draft rregullores për pronësinë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE