Të licencuarit
3061 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM PRITI NË TAKIM PUNE NJË GRUP TË GAZETARËVE TË RINJ KOSOVAR

13 May 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), priti sot në takim pune një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga OSBE. Grupi i gazetarëve u prit nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, z. Luan Latifi së bashku me zyrtarë tjerë të Zyrës Ekzektuive.

z. Latifi fillimisht u uroi  mirëseardhje gazetarëve dhe potencoi se KPM si institucion është i gatshëm që çdo herë të ofrojë mundësi për takime të tilla e posaçërisht me gazetarë të rinj, në lidhje çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave në vend. Në vazhdim të takimit janë prezantuar dhe sqaruar në detaje roli i KPM-së, si rregullator i vetëm dhe i pavarur për mediat audio vizuale në Republikën e Kosovës. Në pika të shkurta u paraqit  puna dhe aktivitetet e KPM-së, në monitorimin e zbatueshëmrisë së legjislacionit nga ana e të licencuarve si dhe veprimet e ndërmarra nga KPM-ja.

Në vazhdim të takimit u prezantua nga ana e Departamentit të Monitorimit dhe Analizës puna KPM-së sa i përket monitorimit të përmbajtjeve programore si dhe puna  e Departamentit Ligjor për të siguruar  që këto përmbajtje të jenë  në pajtueshmëri me legjislacionin e KPM-së në fuqi. Pjesëmarrësve gjithashtu iu ofruan informacione rreth themelimit, funksionimit dhe aktiviteteve të KPM-së në përgjithësi si dhe u ofruan sqarime tjera për pyetjet e parashtruara për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e të licencuarve si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me shërbimet mediale audiovizuele në përgjithësi.   

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE