Të licencuarit
3081 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMUNIKATË PËR MEDIA

05 October 2019

Respektimi i Periudhës së Heshtjes Zgjedhore

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është duke monitoruar përmbajtjet programore (24/7) të Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) gjatë tërë procesit të fushatës zgjedhore.

Sot, zyrtarisht ka përfunduar periudha e fushatës zgjedhore dhe ka filluar periudha e heshtjes zgjedhore. Prandaj, KPM fton të gjithë të licencuarit që të zbatojnë në tërësi nenin 52, paragrafin 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton se: Asnjë person apo medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve, deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve.

Respektimi i periudhës së heshtjes zgjedhore nga ana e OSHMA-ve, ndihmon votuesit që të analizojnë programet e partive politike të prezantuara gjatë fushatës zgjedhore dhe çdo thyerje e kësaj periudhe të rëndësishme zgjedhore, nga ana e OSHMA-ve, konsiderohet ndërhyrje në vullnetin dhe orientimin e përcaktimit të qytetarëve, për të votuar subjektin politik, sipas përcaktimit të tyre të lirë dhe demokratik.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE