05 November 2019
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 4 nëntor 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2019.
Fillimisht Komisioni miratoi agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e OSHMA me transmetim përmes operatorit të shpërndarjes, për ndryshim të pronësisë dhe dhe transferin e licencës, për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes me platformë IPTV dhe për licencimin e Operatorit të Shpërndarjes me platformë OTT.
Rastet e licencimit janë të renditura si më poshtë:
Pas shyqrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së, prandaj vendosi të miratojë të gjitha kërkesat në rastet e renditura si më lartë.
Komisioni ka shqyrtuar edhe një ankesë nga BIRN kundër RTK, drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me zgjedhjet e përgjithshme 2019, e të cilën ankesë PZAP ia ka përcjellë KPM-së për shqyrtim,sepse sipas vlerësimit të PZAP ka vendosur që është kompetencë e KPM-së të merret me ankesën. Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni gjeti se RTK 1 nuk ka bërë shkelje të nenit 52 paragrafi 1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, rrjedhimisht ankesa BIRN refuzohet si e pabazuar
Komisioni ka shqyrtuar edhe një ankesë nga ART MOTION ndaj disa operatorëve të shpërndarjes lidhur me të drejtën e transmetimit. Pas shqyrtimit, Komisioni e ka refuzuar si të pabazuar këtë ankesë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE