24 December 2019
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 24 dhjetor 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, ka mbajtur mbledhjen e katërmbëdhjetë të rregullt për vitin 2019.
Fillimisht Komisioni miratoi agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e radiove sipas konkursit konkurs publik për dhënien e licencave për transmetim në radio, për shatë lokacione të Republikës së Kosovës: Prishtinë 3 frekuenca regjionale, Pejë 1 frekuencë lokale, Gjakovë 1 frekuencë lokale, Istog 1 frekuencë lokale dhe Elez Han 1 frekuencë lokale.
Konkursi ishte shpallur më datë 27 shtator 2019 dhe ka qenë i hapur deri më datën 27 tetor 2019. KPM kishte pranuar aplikacionet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për shumicën e lokacioneve nuk ka pasur fare aplikacione të dorëzuara. Bazuar në këtë situatë, KPM me qëllim të krijimit të një konkurrence të mirëfilltë në të gjitha lokacionet për ku janë shpallur frekuenca të lira për radio, ka zgjatur afatin deri me 8 nëntor 2019. Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM është bërë duke u bazuar në legjislacionin e KPM-së, respektivisht Rregulloren 2014/02 për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së. Pas procesit të vlerësimit të aplikacioneve, Komisioni i ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme rekomandimet e Zyrës Ekzekutiv për rastet e licencimit, të renditura si më poshtë:
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni miratoi të gjitha ato aplikacione të cilat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së. Ndërsa vendosi të refuzojë të gjitha ato kërkesa për licencë, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni diskutoi lidhur me amandamentimin e disa prej rrgulloreve të KPM-së. Pas diskutimit Komisoni parimisht vendosi që prej datës 15 janar 2020, të vendosen në diskutim publik këto draft rregullore:
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE