Të licencuarit
3150 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM i ka dorëzuar Qeverisë së Republikës së Kosovës “Strategjinë për transmetim digjital në Republikën e Kosovës”

18 December 2019

Në bazë të ligjit Ligji Nr. 04/L-44, neni 3 pika 1.1, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 16 dhjetor 2019, i ka dorëzuar Qeverisë së Republikës së Kosovës  STRATEGJINË PËR TRANSMETIM DIGJITAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Procesi i hartimit të Strategjisë ka filluar vite me parë dhe dokumenti që iu dorëzua Qeverisë përfaqëson punën e bërë nga KPM, në bashkëpunim dhe këshillim me të gjitha institucionet relavante dhe me palët e interesit.

Hartimi i Strategjisë është bërë duke ndjekur procedurat e konsultimit publik në kuadër të obligimit ligjor dhe që përfshin një bazë të gjerë konsultash me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare si dhe industrinë mediale nacionale dhe regjionale/lokale.

Me këtë Strategji KPM synon të krijojë një bazë të fuqishme ligjore dhe gjithëpërfshirëse, që do të mundësojë realizimin me sukses të digjitalizimit si projekt i rëndësishëm nacional.

Digjitalizimi është rezultat i zhvillimit tekniko-teknologjik, që bart në vete dhe afate kohore të caktuara ndërkombëtarisht për t’u realizuar. KPM synon që t’i respektojë afatet e përcaktuara dhe beson se nëse arrihet një bashkëpunim dhe bashkërendim i punëve, Kosova do ta kalojë këtë proces me sukses dhe pa vonesa të theksueshme, duke krijuar mundësi për qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përdorin shërbimet kualitative që i sjell Transmetimi Digjital.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE