Të licencuarit
3152 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

02 March 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 28 shkurt 2020 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja Ferati,  ka mbajtur  mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2020.

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e  operatorit të shpërndarjes në platformë satelitore dhe një operatorit të shpërndarjes në platformë kabllore:

  • TDS SHPK - Vendim për licencimin e operatorit të shpërndarjes në platforma satelitore; dhe
  • TelKos - Vendim për licencimin e operatorit të shpërndarjes në platforma kabllore.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për rastet të licencimit, Komisioni  miratoi të dyja kërkesat, të cilat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së.

Në lidhje me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht Neni 49 paragrafi 7, Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM. Komisioni ka shqyrtuar rastet  e mëposhtme, të cilat nuk i kanë dorëzuar në KPM ditarët e zgjedhjeve, sipas obligimit ligjor:

Fwf City Radio; TV Dukagjini; Radio 7; Radio Bambus; Click Channel; Rrokum TV; Tribuna Channel; Zëri TV; Radio Gora; Radio Helix; Radio Omega 3; Radio Romano Avazo; Spin TV; TE7; dhe TV Dielli.

Pas shqyrtimit të rasteve, Komisioni gjeti se të gjithë këta OSHMA kanë kryer shkelje të Nenit 49 paragrafi 7, Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073 dhe vendosi ti sanksionojë me masën sanksionuese Vërejtje. 

Lidhur me shkeljen e Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-Vizuale u shqyrtuan  këto raste: Rrokum TV; TV Opinion; TV Vali; Rtk 2; TV Prizreni; dhe TV Puls.

Pas shqyrtimit të rasteve, Komisioni gjeti se të gjithë këta OSHMA kanë kryer shkelje të të nenit 3, paragrafi 1, dhe paragrafi 3, të Rregullores KPM-2013/01 dhe vendosi ti sanksionojë me masën sanksionuese Vërejtje. Gjitashtu obligohen të gjitha OSHMA-të e lartcekura që të nxjerrin Kodin Praktik në të cilin do të përcaktojnë standardet vetërregulluese për transmetimin e programeve që mund të kenë ndikim të dëmshëm tek fëmijët dhe të miturit, dhe këtë Kod të miratuar ta sjellin në KPM brenda tridhjetë (30) ditësh.

Ndërsa për shkeljen e Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale, Komisioni ka shqyrtur dy raste:

J@B NET - Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni gjeti se ky operator i shpërndarjes ka kryer shkelje të nenit 4, paragrafi 1, nenit 12 paragrafi 2, si dhe nenit 19 paragrafi 2, të Rregullores KPM-2016/01. Komisioni vendosi masën sanksionuese gjobë në shumë prej 2.000 (dymijë) euro si dhe urdhërohet operatoi i shpërndarjes të ndërpres menjëherë transmetimin e ndeshjeve futbollistike të Premier Ligës Angleze.

COMNET-A  - Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni gjeti se ky operator i shpërndarjes ka kryer shkelje të nenit 4, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2016/01. Komisioni vendosi masën sanksionuese gjobë në shumë prej 2.000 (dymijë) euro si dhe urdhërohet operatori i shpërndarjes COMNET-A, të ndërpresë menjëherë ritransmetimin e kanaleve të platformës së operatorit Kujtesa Net.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE