09 July 2020
Ju njoftojmë se për shkak të një rasti të paraqitur me COVID 19 në stafin e Zyrës Ekzekutive të KPM-së, si dhe në bazë të vendimit të Qeverisë për reduktim të stafit në institucione, Zyra Ekzekutive e KPM-së është duke punuar me staf tejet të reduktuar. Zyra Ekzekutive është duke vepruar në pajtim të plotëme masat e përcaktuara nga IKSHPK dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë, ju udhëzojmë që çfarëdo kërkese që mund të keni, adresoni vetëm përmes postës elektronike në info@kpm-ks.org.
Ju faleminderit për mirëkuptimit tuaj!
Zyra Ekzekutive e KPM-së