Të licencuarit
3206 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR DY ANËTARË TË KPM-së

18 September 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, bën ftesë publike për nominime për dy (2) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 18 shtator  2020 deri më 2 tetor 2020, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në: info@kpm-ks.org, arsim.dreshaj@kpm-ks.org dhe arsimdreshaj@gmail.com.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

  • emailit në info@kpm-ks.org;
  • telefonit në numrin kontaktues 038 245 031 & 045 721 604 si edhe
  • personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE