21 December 2020
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 15 dhjetor 2020, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2020. Fillimisht Komisioni ka miratuar agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Sipas rendit të ditës, Komisioni shqyrtoi Raportin gjashtëmujor të punës së KPM-së. Pas shqyrtimit, Komisioni ka miratuar Raportin gjashtëmujor, i cili bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.
Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e të operatorit të shpërndarjes - platforma OTT, kërkesë për ndryshim të emrit dhe skemës programore, kërkesë për ndryshim të pronësisë si dhe rekomandim për ndërprerje të licencës të OSHMA-së.
Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të lartcekura, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.
Komisioni i Pavarur i Mediave