04 June 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 2 qershor 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI, ka mbajtur mbledhje e gjashtë të rregullt për këtë vit. Komisioni ka miratuar fillimisht agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.
Në këtë mbledhje sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar disa rastet ligjore respektivisht ankesa të palëve lidhur me Rregulloren KPM-2020/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale.
Rastet e shqyrtuara ligjore janë të renditura në vijim:
Ankesa e Telkos ndaj Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuale Klan Kosova - pas shqyrtimit të rastit, Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë evidentuar shkeljet e pretenduara, prandaj vendosi se Ankesa e operatorit TELKOS, përmes së cilës pretendohet se OSHMA Klan Kosova ka vepruar në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2020/01, të refuzohet si e pabazuar.
Ankesa e Telkos ndaj Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuale TV Dukagjini - pas shqyrtimit të rastit, Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë evidentuar shkeljet e pretenduara, prandaj vendosi se Ankesa e operatorit TELKOS, përmes së cilës pretendohet se OSHMA TV Dukagjini ka vepruar në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2020/01, të refuzohet si e pabazuar.
Ankesa e Telkos ndaj Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuale TE 7 - pas shqyrtimit të rastit, Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë evidentuar shkeljet e pretenduara, prandaj vendosi se Ankesa e operatorit TELKOS, përmes së cilës pretendohet se OSHMA TE7 ka vepruar në kundërshtim me nenin 10, paragrafi 2, të Rregullores KPM-2020/01, të refuzohet si e pabazuar.
Komisioni i Pavarur i Mediave