Të licencuarit
3371 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMUNIKATË PËR MEDIA

01 July 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot në orë 14:00 një mbledhje të jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me ndalimin nga institucionet e rendit dhe drejtësisë të dy  zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive dhe pas shqyrtimit ka kërkuar një interpretim nga Departamenti Ligjor i KPM-së, se si të procedohet tutje sipas obligimeve ligjore.

KPM shpreh edhe një herë gatishmërinë  që të ofrojë bashkëpunim të plotë me institucionet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit.

Komisioni i Pavarur i Mediave