13 July 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave zhvilloi sot një takim pune me organizatën civile Advocacy Training and Resource Center – ATRC.
Kryetari i KPM-së z.Xhevat Latifi, Nënkryetari z.Granit Musliu dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z. Faruk Rexhaj i priten në këtë takim përfaqësuesit nga ATRC znj. Mediana Bislimi dhe z. Kushtrim Kaloshi.
Në fjalën e tij prezantuese Kryetari z.Latifi u shpreh se është i lumtur për fillimin e bashkëpunimit mes KPM-së dhe ATRC-së si dhe shprehu gatishmërinë e tij si Kryetar që të thellohet ende ky bashkëpunim mes institucionesh.
Në vazhdim të takimit u diskutuan dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, ku do mund të merrnin pjesë në projekte të përbashkëta.
Sa i përket anës së KPM-së, do të mund të ofrohej mbështetje institucionale lidhur me fushën e monitorimit të shërbimeve mediale audio dhe audio-vizuele.
Ndërsa nga ana e ATRC-sa u tha se mund të ndihmohet në identifikimin e mediave të cilat bëjnë shkelje të ndryshme, kryesisht sa i përket përdorimit të gjuhës së urrejtjes në media.
Por kjo do të mund të përcaktohet qartë dhe saktë vetëm në qëllimin e një projekti potencial të përbashkët. Veçanërisht fokusi që do të duhej të ketë një projekt, është të nxjerrën raporte rreth shkeljeve të mundshme dhe efektin që mund të kenë këto shkelje në publikun e gjerë.
Komisioni i Pavarur i Mediave