Të licencuarit
3375 - Lajmi_i_plot | KPM

U mbajt takimi i dytë i Grupit Punues për ndryshim/plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale dhe i Grupit Punues për hartimin e Draft Planit Strategjik trevjeçar të punës së KPM-së

16 July 2021

Më 15 korrik 2019, në  selinë e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM),  u mbajt takimi  i dytë i Grupit Punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale (Rregullore - 2017/02).

Në bazë të vendimit të KPM-së të mbledhjes së mbajtur me 23 mars 2021, është krijuar Grupit Punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale (Rregullore - 2017/02).  Qëllimi i formimit të këtij Grupi Punues është të bëjë rishikimin e Rregullores KPM-2017/02 .

Grupi Punues në bazë të vendimit të KPM-së, do të jetë përgjegjës për përgatitjen e një drafti final të Rregullores KPM-2017/02 dhe të rekomandojë propozim ndryshimet konkrete në draft-rregullore dhe të njëjtat t’i përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Komisionin e KPM-së.

Ndërsa me 16 korrik 2021 u mbajt takimi i Grupit Punues për hartimin e Draft Planit Strategjik trevjeçar të punës së KPM-së.

Qëllimi i këtij Grupi Punues është që të hartojë një plan të aktiviteteve për periudhën e ardhshme trevjeçare dhe realizimin e objektivave në raport me zhvillimin e KPM-së për sa i përket avancimit të kornizës ligjore dhe aspekteve tjera zhvillimore.

Pas përfundimit të punës, Draft Plani për Strategjinë e punës trevjeçare i hartuar nga Grup Punues  dhe propozimet tjera, do t’i përcjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Komisionin e KPM-së.

Komisioni i Pavarur i Mediave