Të licencuarit
3388 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave priti në takim përfaqësues nga Centre for Humanitarian Dialogue CHD

14 September 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave zhvilloi sot një takim pune me organizatën Centre for Humanitarian Dialogue - CHD.

Kryetari i KPM-së, z. Xhevat Latifi priti në takim pune përfaqësuesit e organizatës Centre for Humanitarian Dialogue (CHD).

Në këtë takim z.Latifi informoi përfaqësuesit e CHD-së rreth punës dhe aktiviteteve që është duke i zhvilluar Komisini i Pavarur i Mediave. 

Ndërsa nga e ana e CHD-së u prezantuan aktivitetet që janë duke i zhvilluar në lidhje me zgjedhjet lokale që janë planifikuar të mbahen në Republikën e Kosovës.

Në takim u diskutuan dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në mes të palëve, në aktivitete në interes të përbashkët në fushën e mediave.

Kryetari z.Latifi shprehu gatishmërinë institucionale që në kuadër të mandatit ligjor të KPM-së, të ofrohet kontributi i KPM-së në të gjitha aktivitetet e përbashkëta që do të mund të realizohen në të ardhmen në e që janë me interes të qytetarëve.

Komisioni i Pavarur i Mediave