Të licencuarit
3394 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave mbajti takim me përfaqësues të ofrueseve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale në regjionin e Mitrovicës

16 September 2021

Në vazhdën e takimeve regjionale që është duke organizuar Komisioni i Pavarur i Mediave  me të licencuarit e KPM-së, më 15 shtator 2021 KPM ka mbajtur takimin regjional në Mitrovicë.

Ashtu sikur edhe në takimet e tjera në regjione, edhe këtu është  diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve lokale 2021, përkatësisht obligimet e mediave sipas Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhje dhe akteve nënligjore të KPM-së si dhe Rregullores 2013/03 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele.

Pas prezantimit të legjislacionit  aktual i cili rregullon funksionimin e mediave në Republikën e Kosovës  sa i përket zgjedhjeve pati edhe një prezantim rreth shkeljeve më të shpeshta të gjetura nga KPM gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Pikat kryesore të përmbajtjes së prezantimeve kanë qenë të fokusuara në Udhëzuesin e KPM-së për Zgjedhje, Kodin e Etikës, përmbajtjen e komunikimeve komerciale politike gjatë fushatës zgjedhore, sponsorizimin e programeve për fëmijë dhe vendosjen e produkteve, mbrojtjen në përgjithësi të fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme  programore, mënyrën e kategorizimit të programeve për të mitur, sinjalizimi akustik dhe paralajmërimi si dhe koha e lejuar e transmetimit.

Nga ana e mediave pjesëmarrëse në takim janë paraqitur problemet dhe vështirësitë e tyre sidomos gjatë periudhës së pandemisë, ndryshimet dhe risitë teknologjike të cilat kanë vendosur në pozitë të pafavorshme mediat tradicionale dhe sidomos radiot,  zvogëlimi i  të hyrave nga marketingu.  Megjithatë ishte një konkluzion i përbashkët se puna e mediave lokale  e regjionale është me interes të madh për qytetarët e lokaliteteve respektive, prandaj kjo çështje vazhdon të mbetet motivi kryesor në kryejen me shumë përkushtim të misionit të këtyre mediave.

Komisioni i Pavarur i Mediave