Të licencuarit
3397 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave priti në takim pune Autoritetin e Mediave Audiovizive

17 September 2021

Një delegacion nga  Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ishte sot për vizitë zyrtare në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Delegacionin e udhëhequr nga Kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi e priti Kryetari i KPM-së z.Xhevat Latifi dhe anëtarët e tjerë të KPM-së.

Fillimisht z.Latifi e uroi znj. Krasniqi për detyrën e re si Kryetare e AMA-s. Të dyja delegacionet diskutuan për rrjedhën e bashkëpunimit institucional dhe mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi nga dy rregullatorët audiovizivë.

Temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimet aktuale dhe puna që janë duke kryer rregullatorët,  me theks të veçantë përgatitjet e KPM-së dhe fillimi i procesit të   monitorimit të mënyrës se si ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA) mbulojnë fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Gjithashtu u diskutua edhe për punën që po bëhet sa i përket kornizës ligjore dhe nënligjore të rregullimit të mediave në Kosovë, respektivisht në amandametimin e disa akteve nënligjore të KPM-së.  

KPM dhe AMA-n mbeten dakord për shkëmbimin e përvojave më të mira të fazave të ndryshme të procesit të monitorimit të OSHMA-ve sidomos gjatë proceseve zgjedhore, me fokus të veçantë në vlerësimin sa më të shpejtë të përmbajtjeve të transmetuara gjatë fushatës zgjedhore.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave