Të licencuarit
3399 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim për të licencuarit

23 September 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në mandatin ligjor, në vazhdimësi është duke kryer monitorimin e mediave për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me Ligjin e KPM-së dhe aktet nënligjore të KPM-së, për sa i përket sponzorizimit, vendosjes se produkteve dhe reklamimit me ekran të ndarë, në emisionet e lajmeve dhe programet për çështje aktuale.

KPM ju rikujton se sponzorizimi,  vendosja e produkteve dhe reklamimi me ekran të ndarë në emisionet e lajmeve dhe programet për çështjet aktuale,  është i ndaluar sipas Ligjit të KPM-së dhe Rregullores KPM-2017/07.

KPM sqaron të licencuarit se nuk behët fjalë për ndalimin në tërësi të formave të reklamimit, mirëpo vetëm në disa emisione ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin në interes të publikut.

Prandaj, KPM kërkon nga të licencuarit që t’i përmbahen rregullave që kanë të bëjnë me ndalimin e sponzorizimit, reklamimin me ekran të ndarë dhe vendosjes së produkteve dhe se KPM mbetet gjithnjë në dispozicion të palëve që në çdo kohë të ofrojë sqarime në lidhje me zbatimin e këtyre kërkesave ligjore.

Komisioni i Pavarur i Mediave