Të licencuarit
3401 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR KOMENTE

27 September 2021

Në mbledhjen e mbajtur më 17 shator  2021, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik:

DRAFT Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele;

Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM  u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloren e lartpërmendur.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 27 shtator 2021 deri më 15 tetor 2021 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

•    e-mailit:  info@kpm-ks.org.

Komisioni i Pavarur i Mediave