Të licencuarit
3413 - Lajmi_i_plot | KPM

Respektimi i heshtjes zgjedhore nga media në ditën e zgjedhjeve

17 October 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave është duke monitoruar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA), gjatë raportimit të tyre për procesin zgjedhor. Përmes kësaj komunikate ju bëjmë thirrje dhe një herë mediave që të respektojnë obligimet lidhur me procesin zgjedhor, respektivisht heshtjes zgjedhore, duke shmangur çfarëdo raportimi i cili mund të bie ndesh me rregullat e heshtjes zgjedhore dhe eventualisht mund të dëmtonte procesin zgjedhor.

Komisioni i Pavarur i Mediave