Të licencuarit
3418 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

20 October 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 20 tetor 2021, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e katërmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen  me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetor 2021.

Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM, ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit,  KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave

Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendos si në vijim:

  • ATV sanksionohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000) euro për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03 dhe Rregullores për Komunikimet Komerciale Audiovizuale KPM-2017/07.
  • TV 21 sanksionohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000) euro për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03..
  • TV Festina sanksionohet me gjobë në shumën prej njëmijë (1,000) euro për shkelje të Rregullores për Komunikimet Komerciale Audiovizuale KPM-2017/07.
  • TV Puls sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
  • TV Most sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
  • RTK 1 sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
  • TE 7 sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
  • Kanal 10 sanksionohet me Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës
  • TV 21 sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës
  • Klan Kosova sanksionohet me  Vërejtje për shkelje të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave