Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 9 nëntor 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e pesëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.
Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes, ndryshim të pronësisë, ndërprerje të licencës dhe ndryshim të kategorisë së licencës. Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
- VGN - Rekomandim për refuzimin e kërkesës për licence - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së, prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
- Radio Plus – Rekomandim për ndryshim te pronësisë - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së, prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
- Radio dhe TV Iliria - Vendim për ndryshim te pronësisë - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
- N.SH. Klinet – Vendim për ndërprerjen e licencës se operatorit të shpërndarjes - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
- Radio Dardania – Rekomandim për ndryshim te pronësisë - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së, prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
- TDS SHPK – Vendim për ndërprerje te licencës sipas njoftimit për heqje dore nga licenca - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
- Radio CAMPUS - Rekomandim për ndryshimin e kategorisë së licencës nga lokale në regjionale - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së, prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
Komisioni i Pavarur i Mediave