Të licencuarit
3442 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM publikon Raportin e Monitorimit të lajmeve qendrore

17 December 2021

Me qëllim të vlerësimit dhe analizimit të përmbajtjeve të ofruara përmes edicioneve informative të lajmeve qendrore, KPM ka kryer monitorimin e lajmeve qendrore të OSHMA-ve, gjatë periudhës së muajit korrik 2021.

Duke pas parasysh rolin e mediave në përgjithësi, që krahas zhvillimeve teknologjike sot janë të qasshme për publikun përmes kanaleve të shumta të komunikimit, e në veçanti ndikimin e lajmeve në të gjitha aspektet shoqërore në përgjithësi, është e nevojshme të kemi një pasqyrë të vlerësimit të lajmeve që i plasohen publikut nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele në Republikën e Kosovës.

Lidhur me këtë Departamenti i Monitorimit dhe Analizës (DMA), ka realizuar monitorimin e lajmeve qendrore të ofruara nga të licencuarit e saj gjatë muajit korrik të vitit 2021, me  qëllim të vlerësimit dhe analizimit të përmbajtjeve që ofrohen për qytetarët e vendit.

Monitorime të tilla të lajmeve qendrore të OSHMA-ve, janë realizuar edhe gjatë vitit 2019  dhe 2020 .

Në bazë të monitorimit të lajmeve qendrore të OSHMA-ve të përfshira në këtë raport të monitorimit, për periudhën monitoruese, në përgjithësi lajmet kanë qenë relevante dhe kanë mbuluar ngjarjet kryesore të ditës dhe kryesisht ngjarjet politike që kanë të bëjnë me vendin. Raportimet janë bazuar në burime të sakta të informacionit dhe kanë qenë të balancuara duke përfshirë dy apo më shumë palë dhe/apo burime të përfshira në ngjarjen e raportuar. Ndërkaq, sa i përket konotacionit gjatë raportimit, prezantimi në përgjithësi ka qenë neutral.

Për më shumë informata, raportin e plotë mund ta gjeni këtu.