Të licencuarit
3508 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

03 June 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 30 maj  2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e dhjtë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste të licencimit. Pas shqyrtimit të rasteve të licencimit , Komisioni ka gjetur se dy kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore ndërsa një jo dhe ka vendosur të miratojë rekomandimet në vijim:

  • TV D+ kërkesë për licencimin e OSHMA me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes. Pas  shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së,  prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
  • CORONA MEDIA D.O.O-  kërkesë për ndërprerje të licencës së Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA): Balkan Hot, Balkan HOT 2, TV Tajna, Telebet dhe Decija TV.   Pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
  • Rekomandim për shpallje të konkursit publik për frekuenca të lira për radio në gjuhën Boshnjake në Vitomiricë, Komuna e Pejës. Komisioni shqyrtoi rekomandimin dhe vendosi   të shpallë konkurs publik për frekuenca të lira për radio në gjuhën Boshnjake në Vitomiricë – Pejë.