Të licencuarit
3513 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim pune përfaqësues nga Japan International Cooperation Agency (JICA)

14 June 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur në një takim pune një delegacion nga misioni i JICA – Japan International Cooperation Agency, z.Hashimoto Keiichi, z. Takehara Masayoshi dhe z. Xhelal Gashi.

Në fjalën e tij prezantuese Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së z.Rexhaj shprehu falënderimin për angazhimin e JICA-s në Kosovë si dhe gatishmërinë e KPM-së për avancimin e bashkëpunimit me JICA-n. Në vijim të fjalës së tij z.Rexha prezantoi punën dhe aktivitetet aktuale më të rëndësishme të KPM-së.

Pjesëmarrësit në takim diskutuan për disa tema me në fushën e mediave, e me theks të veçantë në punën që po bëhet sa i përket amandametimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS, amandametimit të Ligjit për transmetuesin publik RTK-në me fokus gjetjen e zgjidhjes lidhur me mënyrën e financimit të transmetuesit publik, e ku qëndrimi i KPM-së për këtë çështje është që pavarësia e transmetuesit publik duhet ruajtur gjithmonë dhe kjo sigurohet përmes pavarësisë financiare. Diskutimi ka vijuar lidhur me temën e për luftimit të  lajmeve të rrejshme me theks të veçantë pas  situatës në Ukrainë, aktiviteteve të KPM-së në edukimin medial si forma kryesore efektive në luftimin e lajmeve të rrejshme. Gjithashtu nga ana e KPM-së u prezantua edhe puna dhe aktivitetet në monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve, problemet që janë hasur, shkeljet e ndryshme që janë bërë nga mediat dhe hapat ligjor që ka ndjekur KPM-ja për rastet e shkeljeve gjatë zgjedhjeve duke u bazuar në kornizën ligjore që e rregullon këtë pjesë.

Ndërsa nga ana e përfaqësueve të JICA-s u tha se vlerësojnë lartë rëndësinë e punës së institucionit të KPM-së si rregullator i mediave dhe shprehu përkushtimin për përkrahje të vazhdueshme në zbatimin e standardeve më të larta në fushën e rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuele.