Të licencuarit
3517 - Lajmi_i_plot | KPM

Ftesë publike për nominime për një anëtar/e të KPM-së

04 July 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtar/e të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 4 korrik 2022 deri më 22 korrik 2022, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org; dhe arsim.dreshaj@kpm-ks.org;

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

emailit në: info@kpm-ks.org;   

telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, 045 721 604 si edhe

personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave