Të licencuarit
3518 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

01 July 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 27 qershor  2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e njëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuat disa raste ligjore.

Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se të licencuarve me aktet nënligjore të KPM-së, ka kryer monitorimin e tyre. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit,  KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave. 

Komisioni i ka shqyrtuar këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendosi si në vijim:    

•KDS Telestar  - shkelje e Rregullores KPM-2020/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale dhe Kushteve e Termeve Përgjithshme të Licencës. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që t’i shqiptojë masë sanksionuese me Vërejtje operatorit të shpërndarjes KDS Telestar në bazë të nenit 30, paragrafi 1.3, të Ligjit të KPM-së.

•Telekomi i Kosovës - Pajtueshmëria e Telekomi i Kosovës me Rregulloren KPM-2020/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që t’i shqiptojë masë sanksionuese me Vërejtje operatorit të shpërndarjes Telekomi i Kosovës në bazë të nenit 30, paragrafi 1.3, të Ligjit të KPM-së.

Sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar edhe disa raste të licencimit. Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për: ndryshimin e pronësisë, licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për këto raste, Komisioni ka miratuar këto rekomandime.

•           Radio Urban FM – Vendim për refuzim të ndryshimit e pronësisë

•           Radio Kent FM 2 - Vendim për ripërtëritje të licencës;

•           TV D + Vendim për licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes.

Gjithashtu Komisioni ka shqyrtuar çështjen e amandametimit të dy rregulloreve: Rregullore për Komunikime Komerciale Audiovizuele dhe Rregullore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-Vizuele. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të fillohet me procedurën e ndryshimit të dy rregulloreve të lartcekura.