27 September 2022
Ky organizmin kishte si qëllim diskutimin për ndërgjegjësimin e përfaqësuesve të mediave lidhur me konceptet dhe standardet që lidhen me dhunën seksuale dhe sulmin seksual, rolin e Institutit për Mjekësi Ligjore në sistemin e drejtësisë dhe rëndësinë e raportimit të ndjeshëm të mediave në rastet e sulmeve seksuale dhe dhunës seksuale. Kjo tryezë është organizuar nga Instituti për Mjekësi Ligjore dhe Misioni i OSBE-së.
Pjesëmarrësit në ketë tryezë diskutimi ishin nga fusha e mediave, përfaqësues nga agjencitë e mediave lokale si dhe zyrtarët për media, të cilët prezantuan pikëpamjet e institucioneve që përfaqësonin lidhur me temën e seminarit.
Pjesa e prezantimit të KPM-së ishte tek tema “Roli i medias, institucioneve të medias dhe asociacioneve të gazetarëve në zbatimin e legjislacionit të zbatueshëm, kodeve etike për gazetarë dhe standardeve të raportimit” ku u diskutua për parimet dhe standartet e rregullimit të mediave bazuar në legjislacionin e KPM-së duke u fokusuar në parimet e Kodit të Etikës së KPM-së për Ofrusesit e Shwrbimeve Mediale Audiovizuele.