Të licencuarit
3534 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

30 September 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 26 shtator 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e pesëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste të licencimit, që kishin të bënin me kërkesa për licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për këto raste të licencimit, Komisioni ka gjetur se të dyja kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore dhe ka vendosur të miratojë rekomandimet në vijim:

  • Big Brother 1 – Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes;
  • Big Brother 2 – Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave