Të licencuarit
3537 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

12 October 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 10 tetor 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e gjashtëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste ligjore raste ligjore për shkelje të nenit 30 të Ligjit për të Drejtën e Autorit nga disa operatorë të shpërndarjes lidhur me regjistrimin e marrëveshjeve të operatorëve të shpërndarjes në shoqatën VAPIK.

Bazuar në nenin 30, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, marrëveshjet mbi të drejtën e autorit që kanë të bëjnë me ritransmetimin e programeve audio vizuale do të jenë të vlefshme vetëm pasi ato të jenë regjistruar nga shoqatat për administrim kolektiv të të drejtave. Rastet e shqyrtuara janë renditur si në vijim:

Artmotion, Swiss plus 1, Tel communications, Telkos, Vision tv, Vista, Link produkcija, Bb Herc, Astra net, Bledi, Komnet-A, Connect-3, Dot net, Emonet, Galaktika, Ipko, IPTV Tech, ISP Broadcast, Job Net, Kadria net, Kugo tv, Kujtesa net, Kumanova cable, Max Tv, MTS D.O.O, Speed Tv, TV Eho.

Pas shqyrtimit të rasteve, Komisioni vendosi që të gjithë operatorët e shpërndarjes të renditur më lartë të sanksionohen me masën sanksionuese gjobë 1000€ (një mijë euro), në bazë të nenit 30, paragrafi 1.3, të Ligjit të KPM-së për ritransmetim të kanaleve pa marrëveshje valide në kuptim të nenit 30, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe nenit 21, paragrafi 2.7 të Ligjit Nr. 05/L-047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, konkretisht nenit 160, paragrafi 2.

Po ashtu, obligohen operatorët e shpërndarjes që në afat prej tridhjetë (30) ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, të bëjë ndërprerjen e kanaleve në ritransmetim, deri në regjistrimin e marrëveshjeve në shoqatën për menaxhimin kolektiv të të drejtave, ashtu siç përcaktohet me nenin 30, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe nenit 21, paragrafi 2.7 të Ligjit Nr. 05/L-047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, konkretisht nenit 160, paragrafi 2.

Gjithashtu Komisioni në këtë mbledhje ka miratuar edhe Raportin tremujor të punës së KPM-së, për periudhën korrik-shtator 2022, bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr.4/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.