Të licencuarit
3545 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në Takimin Regjional të Autoriteteve Kombëtare Rregullative të Mediave

15 November 2022

Nga data 9 deri me 11 nëntor 2022, një delegacion i KPM-së ka marr pjese në Takimin Regjional të Autoriteteve Kombëtare Rregullative të Mediave, i cili u mbajt në Shkup nën organizimin e rregullatorit të mediave të Maqedonisë së Veriut Agjencia për Shërbimet Mediale Audio dhe Audiovizuele në 25 vjetorin r themelimit të kësaj agjencie. Pjesëmarrës në këtë takim ishin autoritetet rregullatore të mediave nga: Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Tema e diskutuara në këtë takimi regjional ishin: Autoritetet rregullatore të medias në mjedisin e ri të medias – si të sigurohet pavarësia; Procedurat ligjore për emërimin dhe shkarkimin e organeve drejtuese; Pavarësia operative (përfshirë nga Qeveria, Organet Publike dhe Subjektet Private); Burimet, kompetencat dhe kompetencat për një zbatim efikas të detyrave të rregullatorëve si dhe si të përmirësohet bashkëpunimi rajonal.

Në këtë takim dy ditor u shtjelluan temat e lartcekura, duke u shkëmbyer informacione dhe përvoja lidhur me pavarësinë e autoriteteve rregullatorë, mënyrën emërimit dhe shkarkimit të organeve drejtuese, burimet financimit të rregullatorëve, kompetencat, implementimin e obligimeve qe rrjedhin nga Direktiva AVMS si dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Në fund të takimit të gjitha delegacionet ishin të pajtimit që të mbahen takime të rregullta në mes rregullatorëve te rajonit, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimin dhe ndarjes së eksperiencave në fushën e rregullimit dhe medias në përgjithësi.