Të licencuarit
3571 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim një grup të gazetarëve të rinj kosovar

22 May 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), priti sot në takim pune një grup gazetarësh të rinj nga Kosova, në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga OSBE-ja, si pjesë e edicionit të 5të për të të programit të përvitshëm për gazetarë të rinj, ku pjesëmarrësit vizitojnë institucione dhe organizata me interes dhe shohin drejtpërsëdrejti rregullimin dhe funksionimin e mediave.

Zevëndës Kryeshefi Ekzekutiv, z.Faruk Rexhaj së bashku me zyrtarë tjerë të Zyrës Ekzekutive ishin nikoqir të këtij grupi të gazetarëve. Në fjalën prezantuese z.Rexhaj u uroi  mirëseardhje gazetarëve dhe potencoi se KPM si institucion është i gatshëm që çdo herë të ofrojë mundësi për takime të tilla e posaçërisht me gazetarë të rinj, në lidhje çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave në vend. Në vazhdim të takimit janë prezantuar dhe sqaruar në detaje organizmi, funksionimi dhe roli i KPM-së si rregullator i vetëm dhe i pavarur për mediat audio vizuele në Republikën e Kosovës. Në pika të shkurta u paraqit  puna dhe aktivitetet e KPM-së në procedurat e licencimit të mediave, monitorimin e zbatueshëmrisë së legjislacionit nga ana e të licencuarve si dhe veprimet e ndërmarra nga KPM-ja në raste kur janë identifikuar shkelje nga ana e mediave.

Takimi ka vazhduar me diskutimet dhe përgjigjet e zyrtarëve të  KPM-së ndaj pyetjeve të studentëve,  duke u ofruar sqarime me specifike lidhur me punën e KPM-së në monitorimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuale, si punë e përhershme e institucionit por edhe procedura e ankesave ndaj mediave dhe trajtimi i ankesave, si dhe obligimet ligjore të të licencuarve, sidomos në respektimin e legjislacionit sekondar me fokus tek Kodi i Etikës por edhe rregulloret tjera.  Gjithashtu u ofruan edhe përgjigje dhe sqarime tjera për pyetjet e parashtruara për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e të licencuarve si dhe çështje tjera lidhur me shërbimet mediale audiovizuele. U diskutua edhe për ndryshimet e reja ligjore që pritet të përcaktohen me ligjin e ri për KPM-në, e ku do të zgjerohen kompetencat e KPM-së duke përfshirë edhe rregullimin e formave të reja të transmetimit të përmbajtjeve mediale.

Takimi ishte si vazhdimësi e disa takimeve tjera të këtij formati dhe bashkëpunimit të KPM-së me gazetarët e rinj dhe me studentët e gazetarisë, me qëllim të promovimit të standardeve etike të gazetarisë, rritjes së cilësisë së raportimit në media.