Të licencuarit
3596 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e gjashtë e Komisionit të Pavarur të Mediave

04 September 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 1 shtator 2023, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e gjashtë të rregullt, ku ka trajtuar disa raste të natyrës së licencimit respektivisht një kërkesë për licencë si Ofrues i Shërbimeve Mediale Audiovizuele me transmetim përmes operatoreve të shpërndarjes dhe një kërkesë për licencë të operatorit të shpërndarjes si dhe 18 kërkesa për ripërtëritje të licencës të radiove.

Fillimisht  Komisioni ka diskutuar pikën e  agjendës  rreth respektimit të vendimit të KPM-së sa i përket borxheve të të licencuarve ndaj KPM-së, përmes të cilit  vendim KPM ka obliguar të gjithë të licencuarit të cilët kanë borxhe të papaguara, të sjellin në KPM një marrëveshje brenda 30 ditëve, në bazë të cilës ofrojnë një dëshmi se kanë bërë programimin për pagesën e borxheve për një periudhë 12 mujore.

Prej hyrjes në fuqi të vendimit e deri me tani KPM-së i janë paguar 30 mijë euro borxhe që kanë qenë të akumuluara ndër vite nga subjektet e licencuara,  ndërsa disa prej subjekteve transmetuese kanë bërë marrëveshje me KPM  për shlyerjen e borxheve më këste. Shuma totale që do të paguhet përmes programimit të borxheve është rreth 89 mijë euro.

Në kuadër të kërkesave për ripërtërije të licencave, Komisioni ka shqyrtuar gjithsej 18 raste të ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele.

Komisioni ka marr vendim për licencimin e A2 CNN Kosovë si Ofrues i Shërbimeve Mediale Audiovizuele  me transmetim përmes operatoreve të shpërndarjes si dhe licencimin e operatorit të shpërndarjes Kosovanet.

Pas shqyrtimit Komisioni ka marr vendim për ripërtëritjen e licencës së Glam Radio, Radio Star, Radio Ferizaj, Radio Gjakova, Radio Prizreni, Radio Dodona dhe Radio Maria.

Komisioni ka shqyrtuar edhe rastet e mëposhtme të ripërtëritjes së licencës, por për shkak të aplikacionit të pakompletuar plotësisht, janë shtyrë për mbledhjen e radhës këtë raste të ri-përtëritjes së licencës: Radio Vala 2000, Radio 21, Radio Astra, Radio Fontana, Radio Tema, Radio Kolasin, Radio Alba, Radio Zëri i Shtimes dhe Radio Impuls.