Të licencuarit
3597 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në takim International Media Support (IMS)

08 September 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave me 5 shtator 2023, ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare International Media Support (IMS). Në këtë takim Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti e ka njoftuar delegacionin me zhvillimet më të fundit në ekosistemin medial në Kosovë, duke potencuar angazhimin e KPM-së në ruajtjen e pluralizmit medial permes akteve të reja nënligjore mbi transparencën e pronësisë dhe parandalimin e koncentrimit medial. Në anën tjetër përfaqësuesi i IMS-së z. Andreas Sugar, ka thënë se organizata e tij është duke bërë një analizë të gjëndjes së mediave në vëndet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të nisjes së projekteve për mbështetjen e mediave në rajon. Në këtë takim ka marr pjesë edhe Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës z. Xhemajl Rexha.