Të licencuarit
3626 - Lajmi_i_plot | KPM

Ftesë publike për nominime për një anëtare të KPM-së

21 November 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, dhe vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.08-V-644, (i cili kërkon që konkursi për anëtar të KPM-së, të gjinisë femorore duhet të përseritet), KPM bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtare (të gjinisë femorore) të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar.  

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 22 nëntor 2023 deri më 14 dhjetor 2023, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo përmes emailit në: info@kpm-ks.org .

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

  • emailit në: info@kpm-ks.org;
  • telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, 045 721 604 si edhe
  • personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave