Të licencuarit
3630 - Lajmi_i_plot | KPM

Kryetari i KPM –së mori pjesë në prezantimin e Raportit të Dezinformimit

27 November 2023

Kryetari i KPM –së z.Jeton Mehmeti ishte sot panelist në prezantimin e Raportit të Dezinformimit të BIRN Kosova "Vorbullae rrenave". Sipas organizatorit, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese-BIRN, Raporti i Dezinformimit “Vorbulla e rrenave”, përshkruan jo vetëm dezinformatat por edhe narrativat e tij. Ky raport i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,  ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.

Në kuadër të këtij prezantimi, në Panelin I me temën “Ndikimi i dezinformtave në Kosovë: Sfidat në adresimin e propagandës, vështrim nga perspektiva redaktuese dhe regullaore” pjesëmarrës ishin:

• Jeton Mehmeti, Komisioni i Pavarur i Mediave, KPM;

• Imer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara, KMSH;

• Rezarta Delibashzade - Krasniqi, Zhvillimi për Demokraci, anëtar i Koalicionit Kundër Dezinformimit;

• Muhamet Hajrullahu, Telegrafi.

Në këtë sesion, Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti në fjalën e tij paraqiti pikëpamjet lidhur me temën e dezinformimit dhe sfidat aktuale që Kosova përballet në këtë drejtim. Kryetari Mehmeti tha se pas agresionit rus të Ukrainës, KPM ka marrë një hap të menjëhershëm e që ka qenë, ndalimi i ritransmetimit të dy kanaleve ruse në Kosovë e që ishin “Russia Today” dhe “Sputnik”. Një vendim i tillë ishte ndërmarrë edhe nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh propagandën që bëhej nga këto burime.

Gjithashtu duhet sqaruar se KPM nuk e ka ndaluar ritransmetimin e kanaleve që vijnë nga vendet tjera sikurse ato që vijnë nga Serbia, por përgjegjësi e KPM-së është që në momentin kur këto televizione cenojnë sigurinë kombëtare atëherë veprojmë menjëherë. Sepse KPM nuk  licencon televizione apo kanale të huaja, por i mundëson që të ritransmetohen në Kosovë, për shkak të nevojave të komuniteteve të ndryshme që kemi në Kosovë, porse përgjegjësi e KPM-së është që në momentin kur këto televizione të huaja që ritransmetojnë në Kosovë, e cenojnë sigurinë kombëtare, atëherë ne veprojmë menjëherë sikurse kemi vepruar në të kaluarën.