Të licencuarit
3632 - Lajmi_i_plot | KPM

Kryetari i KPM –së mori pjesë në Takimin e Parë të Komitetit Drejtues të Përfituesve të Facilitetit Horizontal III të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë

30 November 2023

Kryetari i Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) z. Jeton Mehmeti, Prishtinë, 30 nëntor 2023 ka marrë pjesë në takimi e parë të Komitetit Drejtues të Përfituesve të Facilitetit Horizontal III, në kuadër të projektit “Lehtësimi horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. Takimi është organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe pjesëmarrës ishin institucionet përfituese të projekteve dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Takimi u moderua nga z. Tankut Soykan, Zëvendës Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. Institucionet pjesëmarrëse në takim paraqiten të arriturat e tyre nga projektet si dhe diskutuan për çështje me interes të përbashkët dhe sfidat që mbeten për tu adresuar në të ardhmen dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme. Temat e diskutuara në takim ishin: Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë, Lufta kundër diskriminimit dhe urrejtjes dhe Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias.

Kryetari z. Mehmeti në fjalën e tij prezantuese në temën “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias”, i falënderoi organizatorët për bashkëpunimin e deritanishëm e sidomos mbështetjen e ofruar për KPM-në si një ndër institucionet përfituese nga projektet e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe që mbështetja e tillë ka qenë dhe mbetet thelbësore në punën e KPM-së. Në vijim të fjalës së tij z. Mehmeti paraqiti aktivitetet aktuale më të rëndësishme të KPM-së, në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore në fushën e mediave, e me theks të veçantë në punën që po bëhet sa i përket procesit të harmonizimit të legjislacionit me Direktivën e re AVMS (2018). Gjithashtu  edhe amandamentimin e legjislacionit sekondar, ku si pika më rëndësishme mbetet ngritja e transparencës së pronësisë së mediave dhe KPM është në finalizim të rregullores përpronësine e mediave. Në këtë aspekt, për KPM-në mbështetja nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës me ekspertizë të jashtme ose forma tjera të mbështetjes është esenciale. Gjithsesi një problem aktual mbetet mungesa e një kuadri ligjor për rregullimin e mediave online dhe vakumi ligjor aktual ka krijuar probleme që pritet të zgjidhen me Ligjin e ri për KPM-në, i cili do të harmonizohet sipas Direktivës së re AVMS. Sa i përket temës së diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes, KPM ka arritur që në bashkëpunim me mediat që i rregullon, të krijojë një standart të lartë medial ku deri me tani nuk ka raste të identifikuara lidhur me gjuhën e urrejtjes apo diskriminimin në media. Ndërsa është krijuar një ambient me pluralizëm shumë të zhvilluar medial, me media të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe transmetojnë në gjuhët e tyre.

Sa i përket sfidave, me qëllim të adresimit të tyre, për KPM-në mbetet shumë e nevojshme vazhdimi i mbështetjes nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës, por edhe nga organizatat tjera. Në këtë drejtim, KPM ka paraqitur kërkesën për të qenë anëtar vëzhgues në ERGA (European Regulators Group for Audiovisual Media Services), siç janë vendet tjera të rajonit, jo anëtarë të BE-së dhe këtu na nevojitet përkrahja e  Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe akterëve tjerë të fushës së medias.  

Në përfundim të takimit organizatorët u zotuan se  do të vazhdojnë të avancojnë mbështetjen për autoritetet vendase drejt avancimit të reformave strategjike në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet përkatëse evropiane.