Të licencuarit
311 - Kpm | KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE

I themeluar në vitin 2005, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës KPM përcaktohet organ i pavarur. Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.


Përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.


Politika e transmetimit e KPM-së është në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, legjislacionin përkatës të BE-se e në veçanti me Direktivën e Komisionit Evropian (AVMS) duke respektuar plotësisht demokracinë, sundimin e ligjit, mbrojtjen e lirisë së shprehjes, dhe pluralizmin e shërbimeve mediale audiovizuele. Në bazë të ligjit, KPM ka mandatin të përgatisë Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës si dhe dokumentet tjera strategjike për shërbimet mediale audiovizuale.