Të licencuarit
2240 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR NJË ANËTARË TË KPM-së

25 April 2018

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës  Nr.06-V-121, datë 17.04.2018, bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. 

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës. 

Nominimet pranohen nga data 25 prill  2018 deri më 10 maj 2018, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime.

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes: 

  • emailit në info@kpm-ks.org; dhe arsim.dreshaj@kpm-ks.org

  • telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe

  • personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave