28 February 2018
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 26 shkurt 2018 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Adnan MEROVCI, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018,.
Fillimisht Komisioni miratoi agjendën dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuar disa raste të licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) përmes operatorëve të shpërndarjes.
Pas shqyrtimit të rasteve, u konstatua se të gjitha kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së prandaj Komisioni vendosi që të miratojë kërkesat për licencim përmes operatorëve të shpërndarjes për OSHMA-të e renditura më poshtë:
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Beat;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Dkou 1;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Doku 1;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Episode;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Kino 1;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Kino 2;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Kino 3;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Klan Kosova 2;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Prime TV;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Prince Kids;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Sport 1;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Sport 2;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA Sport 3;
Miratohet kërkesa për licencimin e OSHMA TE 7.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE