Të licencuarit
2248 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

20 March 2018

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 12 mars 2018,  mbajti  mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2018. 

Komisioni miratoi agjendën dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.

Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e disa rasteve  të licencimit nga ana e Komisionit, respektivisht rekomandimet për ndryshim të kanaleve për: RTK, KTV dhe RTV 21.

Komisioni diskutoi për këto raste dhe erdhi në përfundim se të tria rekomandimet  për ndryshim të frekuencave janë në pajtim procedurat dhe kriteret ligjore të KPM-së prandaj vendosi si më poshtë:

 

-        Miratohet rekomandimi për të ndryshuar frekuencën CH7 të RTK 1, duke vazhduar transmetimin e programeve në kanalin CH10 nga maja e Cërrnushës.

 

-        Miratohet rekomandimi për të ndryshuar frekuencën CH44 të KTV, duke vazhduar transmetimin e programeve në kanalin CH28 nga maja e Cërrnushës

 

-       Miratohet rekomandimi për të ndryshuar frekuencën CH 48 të TV 21, duke vazhduar transmetimin e programeve në kanalin CH 35 nga maja e Cërrnushës.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE