10 March 2017
Ofrimi i raporteve vjetore nga ana e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele (OSHMA) është obligim ligjorë që del nga Ligjit Nr.04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nga Neni 28 i tij. OSHMA-të në raportet e tyre vjetore duhet të përfshijnë informacione përkitazi me programin, dhe veprimet në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar, si dhe informacione tjera sipas kërkesës.
Ofrimi i të dhënave të kërkuara në këtë raport vjetor kryesisht ka të bëj me informacione për të hyrat, shpenzimet, buxhetin e përgjithshëm, skemën programore, numrin e stafit dhe avancimin profesional të tij. Ato konsiderohen indikatorë të rëndësishëm të cilët KPM-së do t’i ofrojnë pasqyrë më të qartë për qëndrueshmërinë financiare dhe zhvillimin e përgjithshëm apo vështërsitë në aktivitetet e ofruesve të shërbimeve mediale udio dhe audiovizuele. Të dhëna në këtë raport vjetor do të ndihmojnë KPM-në në hartimin e politikave të transmetimit përkitazi me zhvillimin e tregut medial audiovizuel, ndërsa në të ardhmen, do të ndihmojnë në hartimin, përshtatjen dhe zhvillimin e legjislacionit të saj.
Raportet vjetore me të dhëna të kërkuara duhet të dorëzohen në Zyrën e KPM-së jo më vonë se deri më 31 mars 2017.
Në rastet kur KPM konsideron se informacioni i paraqitur në raport vjetor nuk është i plotë, ju njoftojmë se KPM mund të kërkojë informacione shtesë për të kompletuar të dhënat dhe për të vërtetuar saktësinë e informacionit të kërkuar.
KPM-ja nuk do t’ia publikojë asnjë të licencuari informacionin e ndjeshëm komercial dhe financiar që paraqitet në këtë raport vjetor, përveç në rastet kur me ligj kërkohet të veprohet ndryshe.
FORMULARI PËR RAPORTIMI VJETOR NGA OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIOVIZUELE (OSHMA)
FORMULARI PËR RAPORTIMI VJETOR NGA OPERATORËT E SHPËRNDARJES (OSH)
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE