09 February 2017
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 8 shkurt 2017, ka mbajtur mbledhjen e dytë me radhë për vitin 2017, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI.
Pas miratimit të agjendës KPM ka miratuar raportin e tremujorit të fundit për vitin 2016 të KPM-së për ta dërguar në Kuvend sipas Ligjit të KPM-së.
Pas miratimit të rregulloreve të reja për procesin e digjitalizimit një muaj më parë, KPM ka iniciuar procedurat për përgatitjen e materialit tenderues për dhënjën në shfrytëzim të dy Multipleksëve, sipas përcaktimeve ligjore të dhëna në Ligjin Nr. 05/L-027 për Dixhitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore.
Pas përgatitjes së materialit tenderues, KPM do të nxjerr vendimin për shpalljen e tenderit publik për kanalet 46 dhe 58, siç përcaktohet në Shtojcën e Ligjit Nr. 05/L-027.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE