Të licencuarit
2305 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM – HYN NË FUQI RREGULLORJA PËR SHPËRNDARJEN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIO VIZUELE

29 July 2016

 

Komisioni i Pavarur i Mediave njofton të gjithë të licencuarit, palët e interesuara dhe publikun se prej datës 28 korrik 2016, hyn në fuqi të Rregullorja për  Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio Vizuele, Rregullore Nr. KPM-2016/01.

KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për KPM, ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Rregullores Nr. CIMC–2007/04, e cila do të zëvendësohet me Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio Vizuele, Rregulloren Nr. KPM-2016/01.

Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 i Ligjit për KPM-në 04/L-44), KPM ka vendosur në diskutim publik për 15 ditë pune disa herë radhazi draftin e rregullores gjatë procesit të amandamentimit, ku e ka vënë në dispozicion të përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim, në lidhje amandamentimin e Rregullores Nr. CIMC–2007/04.

Gjithashtu, gjatë gjithë punës dhe procesit të amandametimit të rregullores në fjalë, KPM ka mbajtur disa herë dëgjime publike, gjithë kjo me qëllim që procesi të jetë sa më transparent për të gjitha palët. 

Komisioni i Pavarur i Mediave ju njofton se prej hyrjes në fuqi të Rregullores për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio Vizuele KPM-2016/01, të gjithë operatorët e shpërndarjes (operator kabllor, IPTV, OTT dhe forma tjera të shpërndarjes), obligohen të zbatojnë këtë rregullore.  

 

                                                                                                             KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE