Të licencuarit
2318 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM EMËRON KRYESHEFE EKZEKUTIVE znj.NAILE SELIMAJ-KRASNIQI

01 April 2016

 

Komisioni i Pavarur i Mediave, në mbledhjen e mbajtur më 31 mars 2016 ka emëruar znj. Naile SELIMAJ KRASNIQI Kryeshefe Ekzekutive të KPM-së me një mandat 3 vjeçar.

Emërimi është bërë në pajtim me Ligjin për KPM-në Nr. 04/L-44, nenin 18 - paragrafi 1, Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe bazuar në Rregulloren Nr. 06/2012 për Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Naile Selimaj KRASNIQI ka lindur në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës. Aktualisht është kandidate për Doktoraturë në Shkencat e Komunikimit në Universitetin e Lublanës. Ka ushtruar funksionin e Kryeshefes Ekzekutive të KPM-së edhe në 3 mandate tjera. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.