Të licencuarit
2331 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM PËR MEDIA

11 December 2015

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Fondacioni Thomson organizonjnë tryezën: “Të Drejtat e Autorit në Transmetim,” që do të mbahet më 14 dhjetor  2015, nga ora 09:30 – 12:30 në hotel Prishtina.

Hapjen e konferencës do ta bëjë z. Driton QERIQI, Nënkryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave, ndërsa Kryeshefeja Ekzekutive Naile Selimaj KRASNIQI do të flasë për vendimet e fundit të KPM-së, lidhur me të drejtat e autorit dhe justifikimet e tyre.

Për të Drejtat e Autorit në transmetuesit Evropian dhe praktikat më të mira të rregullimit të tyre do të flas znj. Jadranka VOJVODIĆ, Zëvendës Drejtoreshë në Agjencinë për Mediat Elektronike në Malin e Zi. Pastaj, për pritjet e industrisë mediale në lidhje me rregullimin e të drejtës së autorit në shërbimet mediale audio dhe audio-vizuele do të flas znj. Ardita ZEJNULLAHU, Drejtoreshë Ekzekutive e AMPEK-ut si dhe lidhur me Rregullimin e të drejtës së autorit në shërbimeve mediale audio dhe audio-vizuele në operatorë të rrjetit, do të flasin përfaqësues të Operatorëve të Rrjetit.

Tryeza do të mbyllet me diskutime me të licencuar, ofrues të shërbimeve programore dhe operatorë kabllor, anëtarë të KPM-së dhe të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe VAPIK, OJQ-ve, studiues dhe pjesëmarrës tjerë.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE

 

FONDACIONI THOMSON