04 November 2015
Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Fondacioni Thomson organizonjnë tryezën: “Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Përmbajtja Mediale e Transmetuesve në Kosovë,” që do të mbahet më 6 nëntor 2015, nga ora 09:30 – 12:30 në hotel Prishtina.
Në konferencë do të diskutohet për punën e KPM-së, qëndrueshmërinë financiare të saj, bashkëpunimin me institucione të tjera dhe përmbajtjen mediale të transmetuesve.
Hapjen e konferencës do ta bëjë z. Driton Qeriqi, Nënkryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave, ndërsa prezantime të shkurtëra do të bëhen nga Naile KRASNIQI, Kryeshefe Ekzekutive e KPM-së, Mentor SHALA Drejtor Gjeneral i RTK-së, Visar HOTI, anëtar në AMPEK dhe Agon MALIQI, redaktor në Sbunker.
Më pas do të ketë diskutime nga redaktorët, reporterët, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përfaqësuesit e OJQ-ve, kërkuesit dhe pjesëmarrësit tjerë të ndërlidhur me veprimtarinë mediale.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE
FONDACIONI THOMSON