Të licencuarit
2362 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM PËR MEDIA

03 March 2015

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në, Komisioni i Pavarur i Mediave organizon dëgjim publik lidhur me Draft “STRATEGJINË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS”.


Me Ligjin Nr. 04/L-44, KPM ka mandatin për të hartuar Strategjinë për kalim në transmetim digjital në Republikën e Kosovës. 

KPM ka përgatitur draft Strategjinë për Kalim në Transmetim Digjital Tokësor në Republikën e Kosovës dhe më 26 dhjetor 2014 e ka publikuar për konsultim publik. Deri më 23 janar 2015, KPM ka pranuar komentet me shkrim nga palët e interesit të cilat i ka shqyrtuar me kujdes. 

Me organizimin e dëgjimit publik, KPM përmbyll punën drejt finalizimit të Strategjisë, e cila më pas do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim.


Dëgjimi publik mbahet më 5 mars 2015, ora 13ºº, në Hotel Victory në Prishtinë.
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE