15 January 2014
TARIFAT VJETORE TË LICENCËS
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 3, paragrafi 2.5 dhe nenin 26 të Ligjit Nr. 04/L44 për KPM-në, duhet të mbledh tarifën vjetore për të gjithë të licencuarit nga KPM në Republikën e Kosovës.
Për të përmbushur këtë obligim ligjor, në vitin 2010 KPM ka miratuar Rregulloren KKPM-2010/02 e cila vazhdon të jetë në fuqi. Në bazë të nenit 5, paragrafit 5.1 të Rregullorës për nivelin dhe mënyrën e pagesës së taksës së licencës për shërbimet mediale audio-vizuale KKPM -2010/02, të gjithë të licencuarit e KPM-së obligohen që në muajin e parë të vitit respektiv të bëjnë pagesën e taksës vjetore për licencë.
Faturat për pagesën e taksës vjetore përgatiten, për secilën kategori të licencës, nga Divizioni i Financave i Zyrës Ekzekutive sipas nenit 4 të Rregullores 2010/02, me të cilin përcaktohet niveli i pagesës për subjektet transmetuese tokësore, operatorët kabllor dhe ofruesit e shërbimeve programore.
KPM do t’ju përcjell faturat për pagesë të taksës vjetore të gjithë të licencuarve të cilët pastaj obligohen që dëshminë e pagesës së taksës për licencë ta dorëzojnë personalisht në Zyrën e KPM-së apo edhe në formë të skanuar përmes postës elektronike.
KPM udhëzon të gjithë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele, që të kryejnë këtë obligim ligjorë brenda afateve ligjore të përcaktuara.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE